AKTUALITET, 21 Tetor 2025, 16:24

Tentuan t’i arratiseshin policisë, 3 në pranga në Shëngjin

Tentuan t’i arratiseshin policisë, 3 në pranga në

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë disa shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Blutë gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, kanë ndaluar një automjet i cili drejtohej nga një shtetas 17-vjeçar.

Brenda automjetit është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe kokainë. Gjithashtu, përpos lëndës narkotike janë sekuestruar edhe armët e ftohta dhe municioni luftarak.

Më pas uniformat blu i janë vënë në ndjekje mjetit të tipit “Benz”. Policia ka ushtruar gjithashtu një kontroll në banesën e një nga shtetasve të identifikuar me iniciale P.G., ku iu gjetën dhe sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.