AKTUALITET, 6 Mars 2023, 16:32

“Qeveria po na e nxin faqen dita-ditës”/ Tedi Blushi: Na ka futur në radarin e DEA-s amerikane për narkotrafikun! Ministrat i ka nëpër burgje, tani…

“Qeveria po na e nxin faqen dita-ditës”/ Tedi Blushi: Na ka

Pas thirrjes së bërë nga DEA amerikane, që qytetarët shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruan se qeveria po “na i nxin faqen në gjithë botën”, ndërsa shton se vendi i ka të gjitha mundësitë të zhdukë narkotrafikun.

Postimi i plotë:

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesionalë.

Por fatkeqësisht kemi dhe këtë Qeverinë e vulëhumburit që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën.

Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.

Ministrat i ka nëpër burgje, dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it.

Por po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet.