TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në Korçë në zonën tek ish SMT-ja.
Sipas të dhënave njoftimit nga policia një mjet ka përplasur një këmbësor, i identifikuar si shtetasi me inicialet N.C. 60-vjeç.
Blutë njoftojnë se i plagosuri është transportuar në spital ku ka marrë ndihmën e parë.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën "Muzakajt", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.