AKTUALITET, 23 Nëntor 2022, 10:45

Protesta e 6 dhjetorit/ Meta takim me Berishën në selinë e Partisë Demokratike

Protesta e 6 dhjetorit/ Meta takim me Berishën në selinë e

Kur na ndajnë pak ditë nga protesta e opozitës që do zhvillohet në datën 6 dhjetor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për të zhvilluar një takim me kreun e kësaj force politike, Sali Berisha.

Në fokus të këtij takimi, përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet për kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.

Kujtojmë që në datën 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të vijnë liderët evropiane për të mbajtur samitin BE-Ballkani Perëndimor, opozita ka njoftuar një protestë.

Sipas Berishës, protesta nuk zhvillohet kundër BE, por kundër qeverisjes së Edi Ramës. Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë për ti treguar Evropës se kjo qeveri është e korruptuar.