TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen në Kosovë dhe qëndrimin e tij ndaj sulmit në Veri.
Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se “çdo situatë në Kosovë plotëson portretin anti Kosovë të Edi Ramës”.
Sipas deputetit, Kosova është pasqyra e pamëshirshme e fytës së pabesë të Ramës.
Postimi i Petrit Vasilit
Kosova pasqyra e pamëshirshme e fytyrës se pabesë te Edi Rames!
Çdo ngjarje ne Kosove eshte nje mundesi per te plotesuar portretin e vertete te Edi Rames.
Cdo ndodhi ne Kosove heq shtresa te trasha hipokrizie, demagogjie, propagande me te cilat eshte zhyer portreti i Edi Rames. Çdo situate ne Kosove ploteson portretin anti Kosove te Edi Rames ne te gjithe elementet e tij, ku me thene te verteten njeri eshte me i shemtuar se tjetri.
Çdo problematike ne Kosove e kompleton rolin portretin e Edi Rames si peng i vertete i Beogradit dhe detajet ne kete drejtim jane njeri me i neveritshmem se tjetri. Cdo shqetesim ne Kosove permbush portretin e Edi Rames si njeri i perdorur dhe i sterperdorur keqas nga duart me negative antishqiptare.
Kosova pra është pasqyra e pamëshirshme ku ky portret del kaq qarte dhe kaq shemtueshem ne çdo penelate te portretit te Edi Rames. Ne momentin e pare shumekush do te donte natyrshmem ta flakte ne plehra nje portret, qe tregon nje shemtire te tille.
Por e kunderta vlen shume me shume.
Duhet pasur gjithmone parasysh nje portret i tille per te treguar se si nuk duhet te jete kurre nje shtetar ne Shqiperi. Nuk duhet harruar nje portret i tille, per te treguar shembelltyren me te keqe te antishqiptarizmit, te pengut, te palacos politik, te te shiturit ne dyert me te ndyra, qe urrejne shqiptarizmën.
Kosova eshte perfundimisht pasqyra me e pameshirshme e portretit te denatyruar nga tradhetia te Edi Rames.