AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 18:35

Incidentet në Kosovë, ish-deputeti i PD: Vuçiç i përkëdheluri i Evropës, Rama u bë palë me Serbinë

Incidentet në Kosovë, ish-deputeti i PD: Vuçiç i

Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, duke folur për tensionet e krijuara në veri të Kosovës, u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ishte i turpshëm, ndërsa shtoi se është bërë palë me Serbinë.

“Qëllimi i Serbisë është i ditur, por të turpshme janë qëllimet e kryeministrit shqiptar që bëhet palë me Serbinë. Vuçiç është aleat i Putinit dhe i përkëdheluri i Evropës. Ai donte të krijonte një Donbas në Kosovë, gjë që ka dështuar.

Ata duhen trajtuar si pushtues, por kryeministri s’mund të kërkojë konferencë ndërkombëtare. Nëse bëhet njohja e Kosovës, atëherë le të krijohet asociacioni i komunave serbe. Vuçiç i quajti qytetarë të Kosovës terroristët, por ata janë shtetas serbë. Ata janë futur edhe në një manastir, si mund të shpallet ditë zie, kur ata vrasin një polic? Rama i mbështet ata me prononcimet e veta. Ai nuk kërkon njohjen e Kosovës, por kërkon konferencë ndërkombëtare”, tha ai.