AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 18:09

Rama në Romë, takohet me presidentin e Senatit të Italisë

Rama në Romë, takohet me presidentin e Senatit të Italisë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë, ku është takuar fillimisht me presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa, ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me kryeministren Giorgia Melonin.

Rama u shpreh se në fokus të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.

“Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.