AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 17:48

Kandidati i “BF” humbi zgjedhjet në Kukës, Gjekmarkaj: Demokratët të shkëpusin zinxhirin e humbjeve

Kandidati i “BF” humbi zgjedhjet në Kukës, Gjekmarkaj:

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi humbjen e zgjedhjeve nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata në Kukës, ku përballë tij fitoi kandidati socialist, Albert Halilaj.

Demokrati deklaroi se humbja e djeshme nuk ishte e mirë as për demokratët dhe as për PD. Mes të tjerash ai shtoi se demokratët duhet të shndërrohen në mendje të ftohta dhe të shkëpusin zinxhirin e humbjeve.

“E djeshmja nuk ishte e mirë as për PD as për demokratët. Por të gjithë të shndërrohen në mendje të ftohta dhe demokratët të shkëpusin këtë zinxhir humbjeje.”, tha Gjekmarkaj.