AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 17:33

Qëlloi me grushte për vdekje Armando Meshaun, merret i pandehur djali i anëtares së KLP-së

Qëlloi me grushte për vdekje Armando Meshaun, merret i pandehur djali

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”.

Burime bëjnë me dije se pritet që brenda javës që vjen Meta të dalë para gjyqtarit paraprak, ku mësohet se do kërkojë gjykim të shkurtuar.

Ngjarja që ndodhi në muajin Gusht 2023, ku si pasojë e goditjes me grushte mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau, tashmë ka një person të vënë nën akuzë, dhe ky është i arrestuari Rei Meta.