TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një investigim i BBC riktheu sot historinë e lobimit të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha në SHBA vite më parë për të marrë një foto me ish-presidentin Donald Trump.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se procesi gjyqësor ndaj tij është i hapur dhe do të çohet deri në fund.
“Ne nuk patëm një proces gjyësor në Shqipëri, ndryshe kjo histori nuk do ishte kaq mjegull. Kur ishin bashkë Berisha dhe Basha nuk ishte kështu kjo histori, ndërsa kur u shpall Berisha non grata, nga Rithemelimi u ngrit një grup auditimi dhe u tha se kishin dalë 27 mijë për lobimin jo 600 e ca mijë sa thuhet sot. Pra ishte një shumë e papërfillshme. U thirr edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi dhe doli se nga financat e PD-së kishte dalë një shifër e papërfillshme. Lobisti në SHBA kishte deklaruar se i kishte marrë këto para. Hetimi duhej të nxirrte se si shkuan atje këto para. Lobisti nuk erdhi këtu dhe dëshmoi atje. Kjo çështje u arkivua më pas, por kjo duhet sqaruar.
Për BBC sot ishin 4 gazetarë që kishin bërë investigimin. Historia nuk ishte për Bashën, por meqë ai ishte të Komisionin për Ukrainën, ata thonin se ai nuk mund të jetë se ka konflikt interesi dhe Lulzim Basha s’mund të jetë se është financuar nga këto para. Procesi për lobimin është i hapur dhe do të çohet deri në fund. Është si historia e Ilir Metës me lobimin.
Një nga kanalet ruse është përdorur nga Lulzim Basha për të çuar paratë e lobimit në SHBA. Një nga këto kompani është përdorur për të bërë transfertën"-tha Hoxha.