TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qëllohet me armë në drejtim të një 46-vjeçari në Berat. Ngjarja ndodhi rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi me inicialet A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë dërguar gjithashtu grupe nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare, kanë gjetur një automjet që po digjej, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Dyshohet se autorët janë nga Fieri dhe për këtë arsye, janë angazhuar në veprime operacionale edhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe komisariateve në varësi të saj.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje. Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve. Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.
Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera. Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.