AKTUALITET, 5 Mars 2024, 22:20

Publikohen pamjet kur Liami u vu në pranga brenda shtëpisë së BBVIP, policia e priste në dhomën e surprizave!

Publikohen pamjet kur Liami u vu në pranga brenda shtëpisë

Dy ditë  më parë një ngjarje e pazakontë ndodhi, pasi policia arrestoi banorin e Big Brother VIP, Liam Osmani. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet, kur uniformat blu u futën brenda shtëpisë për të ekzekutuar vendimin.

Në foto shihet momenti kur policia e priste në dhomën e surprizave, ndërsa më pas Liam u shoqërua.

Përpara arrestimit, teksa vijonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Liam Osmani deklaroi në dhomën e rrëfimit se pjesëmarrja në program ishte një shans për tu rikthyer në vendin e tij.

Publikohen pamjet kur Liami u vu në pranga brenda shtëpisë

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

Arrestimi

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.