AKTUALITET, 5 Mars 2024, 18:21

Zbardhen përplasjet te Rithemelimi, Paloka: Është domosdoshmëri. Endira Bushati: S’jemi dele!

Zbardhen përplasjet te Rithemelimi, Paloka: Është

Zbardhet debatet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, ku pati disa ndryshime statutore. Këto ndryshime i hapin rrugë që Bardhi dhe Gjekamarkaj të jenë  nënkryetarë të Rithemelimit.  Edi Paloka ka deklaruar se Këshilli Kombëtar ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshimet statutore, gjë që sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD.

DEBATI

Paloka: Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për Bashkimin e Partisë Demokratike. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te kryetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi.

Enidra Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z.Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Kalaja: Me vendim të kryesisë bëhen ndryshime statutore

Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional në19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia. Degët: Malësi e Madhe Lezhe / Kurbin/ 3 degë të Qarkut Durrës, Peqin, Mallakastër, Lushnjë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, Këlcyrë, Kamëz, Bulqizë.