AKTUALITET, 5 Mars 2024, 18:01

Detaje nga vrasja e Bledar Dedjas në Itali, 17-vjeçari rrëfen për lidhjen intime me shqiptarin dhe konfliktin për aplikacionin

Detaje nga vrasja e Bledar Dedjas në Itali, 17-vjeçari rrëfen

Tronditëse ishte ngjarja e rëndë në Itali, ku një shqiptar u gjet i vrarë në një pyll. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Bledar Dedja. Siç rezultoi më vonë vrasja ishte kryer nga një 17-vjeçar, i cili më herët kishte pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin. I mituri ka deklaruar se mes tyre ka pasur një marrëdhënie homoseksuale.

Ka qenë ai që i ka kërkuar shqiptarit që ta ndalojnë këtë raport. Pas mbylljes së lidhjes, i riu ka mbyllur dhe një profil në një aplikacion që shërben për takime mes homoseksualësh. Ndërkohë disa javë më pas ka mësuar se ky profil është rihapur, duke e bërë të mendojë se ka qenë shqiptari ai që e ka bërë këtë veprim.

Nisur nga ky dyshim, ai ka kryer dhe aktin e rëndë, pasi është ndjerë i fyer dhe i përdorur prej tij. Policia po heton edhe një pistë të dytë, për të parë nëse Dedja ka tërhequr edhe adoleshentë të tjerë në këtë aplikacion. Ndërkohë asnjë reagim nga familjarët e viktimës.