AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 17:31

Dyshohet se e dhunoi dhe i dha pilula për abort, jepet vendimi për shqiptarin që detyroi 19-vjeçaren të ndërpriste shtatzëninë

Dyshohet se e dhunoi dhe i dha pilula për abort, jepet vendimi për

27-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe i ndërprerë me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19-vjeçare në Zakynthos të Greqisë, është liruar me kusht.

I riu shqiptar, Ymer Haxhiaj ka shkuar në Gjykatë paraditen e së hënës (26/02) dhe me vendim të përbashkët me prokurorin është liruar me kushte shtrënguese, garanci 2000 euro, ndalim daljeje jashtë vendit, paraqitje në komisariat dhe kushte kufizuese ndalim afrimi me 19-vjeçaren.

Ky vendim ka sjellë reagime të forta nga familjarët e vajzës së re, të cilët kanë deklaruar se po tentohet që të mbyllet çështja pa marrë dënimin që meriton.