AKTUALITET, 14 Maj 2023, 15:25

PS u lutet sërish qytetarëve të rikthehen në qendrat e votimit, fajëson KQZ-në për dështimin e identifikimit elektronik

PS u lutet sërish qytetarëve të rikthehen në qendrat e

Partia Socialiste vijon t'ju bëjë thirrje qytetarëve që nuk mundën të votojnë në orët e para të mëngjesit, për shkak të defekteve në identifikimin elektronik, që të rikthehen në qendrat e votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. 

Ministrja Bora Muzhaqi, ka dalë për herë të dytë në konferencë për shtyp, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë. 

PS fajëson KQZ-në për situatën e krijuar, duke e konsideruar të pashpjegueshme dështimin e identifikimit elektronik në orët e para të mëngjesit, çka mund të ketë dekurajuar votuesit që janë larguar.