AKTUALITET, 14 Maj 2023, 15:23

Yuri Kim mesazh nga Vlora: Askush s’duhet të shesë dhe të blejë votën

Yuri Kim mesazh nga Vlora: Askush s’duhet të shesë dhe të

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim mbërrin në Vlorë. Raportohet se ambasadorja, e cila është në rolin e vëzhgueses ka mbërritur në një Qendër Votimi për të ndjekur nga afër procesin.

“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Seleniëe, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shume qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje”, u shpreh Kim.

Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.

“Procesi aktualisht po vijon të jetë normal. Kanë kaluar 6 mijë votues. Vijon të ketë pjesëmarrje. Nga inspektimi duket se nuk është sanuar asnjë incident”.