AKTUALITET, 14 Maj 2023, 12:56

Fredi Beleri në burg, por në Himarë po votohet masivisht, shifra më të larta se në 2021

Fredi Beleri në burg, por në Himarë po votohet masivisht, shifra

Në mbarë vendin pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët, në krahasim me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2021. 

Himara bën përjashtim nga ky trend.

Deri në orën 17:00, në Himarë kanë votuar 32.97% e zgjedhësve, krahasuar me 23.7% që kishin votuar në vitin 2021 gjatë kësaj fashe orari. 

Me sa duket burgosja e Fredi Belerit i ka motivuar më tepër qytetarët për të vajtur në zgjedhje herët. 

Kujtojmë se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", vijon të qëndrojë në qeli pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, ndërkohë që dosja e tij pritet ti kalojë SPAK. 
Beleri dyshohet se ka qenë i përfshirë në blerjen e votave. Ai u arresua dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. 

Fredi Beleri në burg, por në Himarë po votohet masivisht, shifra

Ndërkohë në të gjithë vendin, ka shifra të ulëta të pjesëmarrjes, e ndikuar edhe nga bllokimi i pajisjeve elektronike të identifikimit, por ndoshta edhe nga indiferenca e votuesve në këto zgjedhje lokale.