AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 14:18

PS shtyn seancën parlamentare, ja kur do të mblidhet sërish Kuvendi! Zbardhet mesazhi drejtuar deputetëve socialistë

PS shtyn seancën parlamentare, ja kur do të mblidhet sërish

Socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë, pasi opozita bllokoi Kuvendit. Kryetari i Grupit ka informuar deputetët e PS-së se seanca e radhës do të zhvillohet më 30 tetor.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve.

Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, shkruhet në mesazhin drejtuar deputetëve të PS.

Ndërkohë deputetët e opozitës vazhdojnë të jenë të ngujuar brenda sallës së Parlamentit.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë të zhvillohen seanca parlamentare normale.