AKTUALITET, 25 Nëntor 2022, 13:18

PS i rrëzoi propozimin për TVSH-në, Berisha mbron Erion Braçen: Hodhën poshtë me cinizëm edhe amendamentin e deputetit socialist

PS i rrëzoi propozimin për TVSH-në, Berisha mbron Erion

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka komentuar sot dhe rrezimin nga Kuvendi te amendamentit te deputetit te PS Erion Brace. Tashmë, tha Berisha, është koha që popullit të thotë fjalën e tij. Opozita theksoi Berisha është në betejë dhëmbë për dhëmbë dhe në protesta të vijueshme.

Sali Berisha: Çdo amendamet u hodh poshtë, përfshi dhe një amendament të deputetit socialist Erion Braçe që nuk kishte synim tjetër vetëm se të çlironte fermerët shqiptarë nga cmimi i rritur 250% i uresë i nitratit e inputeve të tjera bujqësore.

Asgjë, asnjë rresht, asnjë fjalë, të gjithë me cinizëm ekstrem u hodhën poshtë.

I mbetet popullit, shqiptarëvë të thonë fjalën e tyre në javët e muajt në vijim, opozita është në këmbë, në betejë dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim e në protesta të vazhdueshme"-tha Berisha.

Dje Braçe propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura. 

Megjithëse amendamenti i tij gjeti mbështetje edhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar. Ndërkohë pas rrëzimit të amendamentit, Braçe bëri një postimi në facebook, duke shkruar “Koha për punë tjetër”.