AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 19:57

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë

Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).

Vendimi për emërimin e Pjetrit në krye të ATP, u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku u bë dhe shkarkimi nga detyra i Benard Palajt, i emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të këtij institucioni.

Me vendimin e qeverisë, Pjetri do të drejtojë tashmë Agjencinë e Trajtimit të Pronave, institucion përgjegjës për trajtimin e proceseve që lidhen me njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave, sipas legjislacionit në fuqi.