AKTUALITET, 8 Korrik 2026, 22:36

Protestuesit kundër koncertit të Kanye West, reagon Balla: S’do të çuditem kur të kundërshtoni Samitin e NATO-s në Tiranë

Protestuesit kundër koncertit të Kanye West, reagon Balla: S’do

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas thirrjeve të protestuesve për bojkotimin e koncertit të artistit Kanye West, i cili pritet të zhvillohet në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me një video nga protesta para Kryeministrisë, Balla ka ironizuar reagimet e qytetarëve, duke u shprehur se nuk do të habitej nëse në të ardhmen do të kundërshtohej edhe mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë, pas konfirmimit të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, për organizimin e takimit në vitin 2027.

“Nuk do të çuditem që sot t’ju vijë porosia nga Irani, apo ndonjë furnizues tjetër, të kundërshtoni Samitin e NATO-s në Tiranë”, shkroi Balla në reagimin e tij.

Në fund të postimit, deputeti socialist ka shtuar edhe një koment ironik ndaj kritikëve të tij, duke shkruar: “1, 2, 3 ushtria e komenteve turruni! Duhet sulmuar ky Taulanti”.