TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur dita e dytë e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në ambientet e jashtme të kryeministrisë dhe kërkojnë marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen e çmimeve.
Një protestuese deklaroi se kryeministri Rama ka vendosur të reagojë pas protestës, në mënyrë që të shohë sa njerëz do të mblidhen në shesh, ndaj ajo ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen kauzës dhe të qëndrojnë të bashkuar.
“Kryeministri do na begenisë pas protestës, se fillimisht do të shohë a kemi seriozisht. Unë dua t’ju kërkoj që siç ishim dje bashkë, ashtu si jemi sot bashkë, të jemi dhe në marshimin e të shtunës, ku e gjithë Shqipëria do të marshojë në Tiranë”, tha një protestuese.
Ndërkohë Donald Hoxha, përfaqësuesi i industrisë së qumështit kërkoi nga qeveria ndërhyrje emergjente për të frenuar rritjen e çmimit të naftës dhe energjisë pasi sipas tij biznesi është në prag falimenti.
“Vij sot në emër të sipërmarrjes së qumështit, ku falimenti është ulur këmbëkryq në bizneset tona. Duhet të ketë ndërhyrje në TVSH-në në shitje, nuk ka nevojë për masa, ka modele të cilat po aplikohen në vendet e rajonit dhe dhe ne na duhet t’i kopjojmë. Duhet të ketë ndërhrje në mënyrë që çmimet mos të rriten më. Duhet ndërhyrje emergjente nuk mund të presim më”, tha ai.