AKTUALITET, 10 Mars 2022, 17:13

Qytetarët ngrihen sërish në protestë/ Grumbullohen para Kryeministrisë kundër rritjes stratosferike të çmimeve

Qytetarët ngrihen sërish në protestë/ Grumbullohen para

Për të dytën ditë me radhë qytetarët kanë dalë në protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera në përgjithësi.

Edhe një ditë më parë qytetarët u mblodhën para kryeministrisë, ku kërkuan uljen e çmimeve, ose  kryeministri Rama të japë dorëheqjen.

Më pas, protestuesit dolën në rrugët kryesore të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Për më shumë se tre orë i gjithë qarkullimi i automjeteve në kryeqyteti u bllokua, ndërsa me protestuesit u solidarizuan edhe drejtuesit e mjeteve.