AKTUALITET, 12 Nëntor 2022, 12:06

“Jo çdo copë letre është certifikatë pronësie”, kreu i Kadastrës Lame prezanton elementet e reja të sigurisë: Përfshijmë kodin QR, vulë dhe firmë

“Jo çdo copë letre është certifikatë

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka folur ditën e sotme në lidhje me sigurinë e sistemit të kadastrës, teksa ka prezantuar disa elemente sigurie në certifikatat e pronësisë.

Ndër elementet e sigurisë Lame tregoi përfshirjen e një kodi QR që mund të skanohet nga qytetarët apo noterët, si dhe firmën e drejtorit përkatës dhe vulën.

Sakaq, Lame u bëri thirrje qytetarëve të mos kryejnë veprime me pronat e tyre pa u konsultuar me një avokat apo noter pasi jo çdo copë letër sipas tij është një certifikatë pronësie.

“Po të skanohet në sistem tregohen, ka disa elemente sigurie në certifikatë, që nga kodi QR që mund të skanohet nga qytetarët dhe noterët, ka firmën e drejtorit dhe vulën, janë elemente që sistemi i kap menjëherë nëse një dokument është i falsifikuar. Qytetarët të tregojnë kujdes kur blejnë apo kryejnë veprime me pronat, jo çdo copë letër është certifikatë pronësie, drejtohuni noterit dhe avokatit tuaj të besuar të cilët mund të bëjnë çdo verifikim të nevojshëm për veprimet tuaja. Të gjitha këto raste që kemi identifikuar deri tani do denoncohen emër për emër në prokurorinë përkatëse dhe personat që kanë kryer veprime të paligjshme do përgjigjen për to”, tha ai.