AKTUALITET, 10 Korrik 2025, 10:24

'Furtuna' në kryeqendrën e Veriut/ Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës, komandohet Gentian Berberi! Ikën nga Kukësi

'Furtuna' në kryeqendrën e Veriut/ Shkarkimi i drejtorit

Gentian Berberi është drejtori i komanduar i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit të Fatmir Lleshajt, bëjnë me dije burime nga policia.

Berberi ikën nga drejtimi i Policisë së Kukësit dhe komandohet në Shkodër.

Ky i fundit është rikthyer në Shkodër pas disa vitesh largim. Ai u zgjodh në drejtimin e qarkut Kukës në 2024, ndërsa që më herët ka qënë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë.

Me heret, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, dhe shefi i Komisariatit, Nik Nikolla janë shkarkuar nga detyra. Ndërsa shefi i stacionit policor në Theth është pezulluar nga detyra, ndaj të cilit ka nisur edhe një hetim disiplinor. 

Shkak i këtij vendimi janë bërë ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë për mediat, teksa njoftoi shkarkimet, paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje.

“Do mbajnë përgjegjësi nëse mbajnë sytë mbyllur dhe nuk e konstatojnë vetë. Para se ta konstatoni unë ju, apo para se ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti. Çdo rast neglizhimi, ta denoncojnë në policinë e Shtetit.”, tha Proda.

'Furtuna' në kryeqendrën e Veriut/ Shkarkimi i drejtorit