AKTUALITET, 4 Korrik 2022, 10:42

Protesta e 7 korrikut, kryetarja e LSI: Kemi marrë ftesë! Të dalin në tubim të gjithë ata që mendojnë se po vidhen nga hajduti i gjatë!

Protesta e 7 korrikut, kryetarja e LSI: Kemi marrë ftesë! Të

Monika Kryemadhi deklaroi se LSI do te jete e pranishme ne sheshin para Kryeministrise me 7 korrik, ne protesten e thirrur nga PD.

Ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë nëse mendojnë se po vidhen nga qeveria.

Monika Kryemadhi: LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, ne kemi marrë pjesë në cdo protestë dhe kur kanë qenë individë që kontrolloheshin nga Edi Rama, është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajdutët e gjatë, ky na doli hajdut me server, që paguan cdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik, jo vetëm për këtë gjë dhe shumë të tjerë që janë te pakënaqur dhe me Monika Kryemadhin, se klasa politike ka pergjegjesine e saj.

Ne të gjithë ishim indiferente e mbyllën sytë para instalimit të autokracisë kriminale që instaloi Edi Rama.

Se të përdorësh një skemë të tillë evazioni fiskal në perfeksion, ky është grup i strukturuar kriminal.

Eshte individuale thote Rama, jo nuk është individuale se Lefter Koka …e ka bërë me dijeninë e Ramës se mjafton të pyetet kush i mori paratë që u tërhoqën kesh brenda ditës