AKTUALITET, 4 Korrik 2022, 08:14

Masakra me tre të vrarë në Athinë, policia greke në kërkim të kokave të bandave shqiptare

Masakra me tre të vrarë në Athinë, policia greke në

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Athinën, ku tre shqiptarë mbetën të vrarë nga përplasja me armë. Vrasja e trefishtë erdhi si pasojë e pazareve të drogës.

Policia po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën dhe së fundmi kanë hapur një cikël të përgjakshëm pastrimi, raporton Protothema.

Mediat greke raportojnë se dy personat e vrarë janë Andon Tefi 46 vjeç dhe Armando Lamaj 46 vjeç, të dy persona me precedent kriminal dhe të arrestuar disa herë. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës së tretë.

Analistët e sigurisë po flasin për dy anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin goditur shumë herë, ecnin të lirë dhe të padëmtuar.

Duket e pabesueshme, por 46-vjeçari që u qëllua dhe më pas u godit me Mercedes ishte arrestuar shtatë herë për krime që variojnë nga trafiku i drogës deri te grabitja dhe posedimi i armëve, ndërsa 48-vjeçari i armatosur edhe ky kishte disa vepra penale.

Për policinë tashmë është e qartë ajo që ka ndodhur në Kato Patisia. Dy personat, të cilët tashmë kanë humbur jetën shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar”. 46 – vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar dhe se tashmë bashkëjetesa e tyre në të njëjtën bandë ishte e pamundur.

Njëri nga të dy duhej të fshihej nga harta, raportojnë mediat greke.

Dhe më në fund të dy u vranë dhe një i tretë pagoi me jetë. Nga nëntë që morën pjesë në gjakderdhjen në qendër të Athinës, tre u vranë dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirjes së tyre.