AKTUALITET, 4 Korrik 2022, 10:13

Nis puna e komisionit për Reformën Territoriale, seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile

Nis puna e komisionit për Reformën Territoriale, seancë

Komisioni i Reformës Territoriale  ka nisur punën  ditën e sotme dhe ka zhvilluar një seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Deputetja e Partisë Demokratike, bashkë-kryetare për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi  tha se reforma e vitit 2014 ishte joefikase.

Çupi: Fakti që në  i kthehemi reformës territoriale, është pikërisht fakti se ajo reformë e realizuar në 2014, ishte jo efikase. Me këtë pyetje duhet ta nisim punën në këtë komision, cilat janë problematikat, pse ka dështuar reforma, pse nuk u arrit ajo që pritej? Cilat janë anët e mira të reformës që mund të ruhen nga reforma e kaluar.