TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si “madhështore” protestën e thirrur prej tij më 6 dhjetor.
Kjo datë përkon me ardhjen e liderëve te BE në Tiranë në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, por kjo nuk e ka ndaluar Berishën që të thërrasë protestë, madje ai e ka cilësuar si një mirëpritje për krerët e BE.
Edhe pse policia nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për të protestuar para kryeministrisë, për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha me tone të larta u shpreh se “Bulevardin nuk do ta lëshojnë”.
“Madhështore. Liderët Europian nuk janë si Edi Rama, janë zgjedhur me votë të lirë. Ata e dinë se nga vota e lirë vendos gjithçka. Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve. Ne Bulevardin nuk e lëshojmë.” tha Berisha.