TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor u bë shkak tre muaj më parë për dëmtimin e mbikalimit të Sukthit.
Ai u la në atë gjendje për tre muaj e ndërsa sot ARRSH ka njoftuar se do të nisin punimet për rindërtimin e tij.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga në të dyja senset do të bllokohet për 1 orë kështu, që lëvizja e mjeteve duhet të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
Njoftimi i ARRSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.
-Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.
-Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
-Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth. Më pas do të vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.
-Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
-Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.