BALLKAN, 1 Korrik 2022, 15:53

Propozimi francez për ngërçin me Bullgarinë/ Nisin protestat në Maqedoninë e Veriut, akuza e VMRO-DPMNE: Qeveria gënjen!

Propozimi francez për ngërçin me Bullgarinë/ Nisin

Kreu i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, në një konferencë për media ka deklaruar sot se propozimi francez është i papranueshëm. Sipas tij, qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët, raporton Alsat-mk.

“Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti. m“Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur.

Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit. Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili beri thirrje per tubim dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës te shtunën para qeverisë në ora 19:00.