AKTUALITET, 11 Shtator 2023, 12:22

Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, Berisha: U bë me urdhër të Ramës dhe Prokurorisë Felaj

Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, Berisha: U bë me urdhër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se kjo gjë ka ndodhur me urdhër të Ramës.

Ndër të tjera ai i cilëson prokurorët armiq të ligjit dhe kriminelë të vërtetë.

Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.

Sot, Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës. Prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.