AKTUALITET, 11 Shtator 2023, 09:11

Sot filloi viti i ri shkollor, Evis Kushi jep mesazhin e fundit si ministre e Arsimit dhe publikon videon

Sot filloi viti i ri shkollor, Evis Kushi jep mesazhin e fundit si ministre e

Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj të fundit si ministre të Arsimit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Evis Kushi publikoi një video nga shkolla 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, teksa nxënësit këndojnë himnin e flamurit.

“Me himnin e flamurit, që këndohet sot nga të gjithë nxënësit  në mbarë vendin, për të çelur siparin e vitit të ri shkollor, e që do të vijojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat tona, ju uroj suksese e vit të mbarë!”, shkruan Kushi.