AKTUALITET, 11 Shtator 2023, 11:51

Viti i ri shkollor/ Rikthehet mësimi me dy turne në Berat, ulet numri i nxënësve në zonat rurale

Viti i ri shkollor/ Rikthehet mësimi me dy turne në Berat, ulet numri

Dita e sotme ka shënuar nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024 në të gjithë vendin.

Ajo çfarë vihet rë këtë vit shkollor është ulja e numrit të nxënësve, sidomos të atyre që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ku mesatarisht në të gjitha bashkitë e qarkut, përvec Fierit arrin në 150. Në Korçë mësohet se për shkak të kësaj janë mbyllur 7 klasa të para.

Në Berat për shkak të rindërtimit të gjimnazit më të madh në qarkun e Beratit “Babë Dudë Karbunara”, mësimi për nxënësit e këtij gjimnazi do të zhvillohet pasdite në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”. Këtë vit në qarkun e Beratit kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme).

Numri total i nxënësve në këto shkolla është 5350 nxënës,ndërkohë që në bankat e shkollës ulen për herë të parë 540 vogëlushë në klasën e parë.

Për këtë vit të ri shkollor 2023-2024 nuk ka asnjë shkolle mbyllur ,ndërsa numri i shkollave qender është 52 plus 2 shkolla profesionale , kurse numri i shkollave vartëse është 10. Ndërkohë këtë vit akademik , siguria e nxënësve do të ketë një vemendje të vecantë në kuadër të paketës së sigurisë.

Në këtë nisje të vitit të ri shkollor 2023-2024 vihet re një reduktim i ndjeshëm i numrit të nxënësve vecanërisht në shkollat e zonave rurale, ku krahasuar me vitin e mëparshëm mësimor ka rreth 3000 nxënës më pak.