TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Genc Burimi është shprehur se qytetarët duhet të protestojnë përpara SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, për nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për aferën “McGonigal”.
Përmes një interviste për Panorama TV, Burimi tha gjithashtu se mbajtja peng e “vulës” së PD-së përpara zgjedhjeve të 14 majit, është e pandershme nga ana e qeverisë dhe grupimit të Alibeajt.
Ai shtoi se nëse gjykata do të vendoste pro PD-së së drejtuar nga Sali Berisha në 3 mars, atëherë sipas tij opozita do të kishte shanse që të mundte Edi Ramën në zgjedhje.
“Përsa i përket vendimit të 3 marsit, nëse marrim si postulatë që drejtësia është e kapur nga qeveria dhe Rama nuk do një opozitë të rehabilituar, i bie që kampi i Berishës ta humbasë gjyqin. Unë kam thënë që PD e Berishës duhet të përgatiste një lloj instrumenti paralel, ose të vinte në plan të parë FRPD-në që të hynte në zgjedhje si forcë më vete. Unë mendoj se do të shkojë njësoj si në 6 mars. Kjo mund të sjellë një firo votash dhe një humbje për PD-në. Por kjo do të jetë një referendum që fraksioni i Alibeajt ka mbajtur peng PD-në të hapë krahun.
Duhet alternuar edhe karrota dhe shkopi. Kjo është në atë togfjalëshin revolucion demokratik, ku revolucion do të thotë përmbysje me dhunë dhe demokratik do të thotë zgjedhje. Kjo krijon një lloj dyzimi dhe Berisha sot nga njëra anë thotë se do të shkojë deri në Surrel dhe tjetri ashpërson edhe më shumë tonet. Por ata thonë që nuk do të shkojnë në marrjen e pushtetit me dhunë. Duhet t’i besojmë, sepse e thonë vetë.
Nëse do të ketë radikalizim, nuk është e pamundur të ketë vrasje sin ë 21 janar, qoftë edhe aksidentale. Ndërkombëtarët duhet të rrisin presionin ndaj drejtësisë shqiptare, që kjo të nisë hetim ndaj kryeministrit Rama. Jemi në një lloj ngërçi që të bëhet protestë përpara SPAK, pranë organeve të drejtësisë. Është e papranueshme që shqiptarët paguajnë taksa për drejtësinë dhe ajo nuk nis hetimet për këtë çështje kaq të madhe.
Çdo ekip në zgjedhje është si në futboll, luan lojën e vetë. Nëse Patozi e shikon të arsyeshme të shkojë në zgjedhje, le të shkojë. Mbajtja e “vulës” është e pandershme. Duhet të urojmë të ketë sa më shumë pjesëmarrje në zgjedhje.
Partia e Berishës nuk mbetet jashtë zgjedhjeve, mund të futet me logon e PL-së si më 6 mars, ose merr vulën e vetë, ose krijon një parti të re. Ose aktivizon FRPD-në. Por nëse merr vulën, vetëm atëherë ka shans të fitojë ndaj Ramës”, është shprehur Burimi.