AKTUALITET, 21 Maj 2025, 22:46

Proda takim me zëvendësdrejtorin e programit ICITAP: Kontribut në konsolidimin e strukturave policore

Proda takim me zëvendësdrejtorin e programit ICITAP: Kontribut në

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi sot një takim me zëvendësdrejtorin e programit ICITAP të departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Steven Fields.

Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor.

Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai vlerësoi gjithashtu investimet e konsiderueshme financiare dhe teknike të realizuara nga ICITAP, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Në përfundim, Proda shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe besimin e vazhdueshëm të ICITAP, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model të suksesshëm për zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.