AKTUALITET, 2 Nëntor 2023, 22:15

“Opozita do që të largojë vetëm Ramën dhe të lërë bashkëpunëtorët në krim”, debati Sejamini-Bushati për oligarkët

“Opozita do që të largojë vetëm Ramën dhe të

Analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për qasjen që ka opozita ndaj regjimit që ka instaluar Edi Rama. Neritan Sejamini u shpreh se nuk mund të fajësohet vetëm Edi Rama dhe të mos preken bashkëpunëtorët e tij që kanë përfituar nga pushteti i tij politik, duke marrë përfitime ekonomike. Sipas tij opozita do që me operacion kirurgjikal të largojë vetëm Edi Ramën dhe të lërë të gjithë atë sistem që është po aq fajtor dhe bashkëautor i këtij regjimi.

Pjesë nga debati

Sejamini: Le të biem dakord që ka një regjim që duhet rrëzuar, regjimi i Edi Ramës.

Bushati: Le të biem dakord, kemi apo nuk kemi regjim?

Sejamini: Prit. Kemi. Supozo një moment që të gjitha mediat e Shqipërisë janë objektive, nuk kanë lidhje me pushtetin, po e kritikojnë, investigojnë dhe i kërkojnë llogari pushtetit, siç e ka për detyrë media. Nëse do të kishim shoqërinë civile që tregon problemet, nëse do të kishim edhe biznesmenët që nuk do të bëheshin njësh me qeverinë, a do të rrëzohej Edi Rama nga pushteti?

Bushati: Padyshim që po.

Sejamini: Ashtu. Pastaj për të qëndruar në pushtet ai do të duhej të përdorte dhunë me armë, do të na fuste në burg, gazetarët në burg, biznesmenët, shoqërinë civile. Sot ne kemi që ai që është shefi i regjimit ka një marrëdhënie shkëmbimi në klëmbim të mbështetjes politike, të qëndrimit rtë tij në pushtet, ofron favore ekonomike e të tjera një elite të caktuar.

Bushati: Ka një marrëdhënie frike se kush oligark nuk i shkon pas qerres ja ku e ke shembullin e Irfanit, kush media nuk e shkon pas ja ku e ke shembullin e Beketit, ky është regjimi.

Sejamini: Edhe për të ardhur te shembulli i Irfanit, është faza e dytë kur ai e sulmoi, se në fazën e parë ishte Irfani që i shërbente. Ky thotë: elitë do të kesh të gjitha përfitimet ekonomike po je me mua. Po ike nga unë, të ndëshkoj. Opozita do që me operacion kirurgjikal të largojë vetëm Edi Ramën dhe të lërë të gjithë atë sistem që është po aq fajtor dhe bashkëautor i këtij regjimi. Unë nuk e shoh opozitën që të bëjë një luftë frontale kundër biznesmenëve që grabitin pasuri publike dhe akuzojnë vetën Ramën që është hajdut. Po biznesmeni që i ndan paratë me Ramën nuk është hajdut? Kemi media.

Bushati: 100 për qind dakord me ty, por po të shikosh debatin publik në Shqipëri nuk bëhet ky që thua ti, pra nuk pranohet fakti që ne kemi përballë një autokrat dhe një oligark. Neve, gjysma a sa jemi në thuhet se e kemi problemin se kemi një Sali të vjetër, të keq, se këtu gjërat mund të ndryshoheshin.