TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë në “Opinion”, teksa është shprehur për muajt e tij në burg.
I pyetur nga drejtuesi i programit, Meta ka thënë se në burg ka takuar njerëz më me vlera se në politikë, teksa thekson se ndihet i lirë.
Ish-presidenti i vendit është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje.
Pyetja: Çfarë të kanë mësuar këto muaj izolim?
Ilir Meta: Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës.
Po kështu kam kuptuar dhe ndjerë atë që thoshte Musine Kokalari se lirinë duhet ta kërkojmë brenda vetes. Dhe unë fatmirësisht ndihem i lirë.
Një mëngjes kur hyra te salla e pingpongut lexova në tabelë që ishte shkruar: I lir means Freedom. Falenderova edhe një herë nënën time që zgjodhi këtë emër për mua.