TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një furgon ka përplasur 4-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka arrestuar shoferin, shtetasin me iniciale L. D., 53 vjeç, banues në Klos, pasi përplasi të miturin.
4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga 52-vjeçari. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që u transportua drejt Spitalit të Traumës, por më pas nuk ka mundur të mbijetojë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.