AKTUALITET, 20 Maj 2022, 10:52

Presidenti/ PS: Nëse opozita nuk sjell emrat, ja çfarë do të bëjmë në raundin e katërt

Presidenti/ PS: Nëse opozita nuk sjell emrat, ja çfarë do

Grupi parlamentar i PS deklaron se nëse opozita nuk sjell emrat për Presidentin e ri të Republikës me firma mbështetëse në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojë PS.

Sqarimi vjen pas takimit të djeshëm në PD dhe propozimet e deputetëve demokratë për emrin e Presidentit.

“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do të propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë.

Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne.

Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.

Më 18 maj kjo kërkesë u pranua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, që tha se nëse do të ketë shkelje të rregullave, do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes.