TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për gjeneral Ilir Hasan Xhebexhian, Kolonel Aleksandër Koço Pandon, Kolonel Altin Qerim Kurtin, Kolonel Bardhyl Feim Nuredinajn si edhe Kolonel Vullnet Murat Dokan.
DEKRETI
Gjeneral Brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Komandant i Forcës Tokësore”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”, me Dekret nr. 30, datë 24.1.2024.
Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 31, datë 24.1.2024.
Kolonel Altin Qerim Kurti, me detyrë “Atashe Ushtarak i RSH-së në Republikën e Kosovës, jo rezident në Republikën e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 32, datë 24.1.2024.
Kolonel Bardhyl Feim Nuredinaj, me detyrë “Zëvendëskomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 33, datë 24.1.2024.
Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”, me Dekret nr. 34, datë 24.1.2024.