AKTUALITET, 24 Janar 2024, 13:55

Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak në Himarë, Apeli i GJKKO shtyn vendimin për Belerin

Kërkoi leje për tu betuar si kryebashkiak në Himarë, Apeli i

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka kërkua zbutjen e masës së sigurisë ndaj  tij, pasi ndodhet në qeli që prej majit të vitit të kaluar, seanca është shtyrë.

Seanca e radhës për Belerin në GJKKO do të mbahet në  26 janar në orën 14:00.

Shkak për shterjen e seancës sot është bërë kërkesa e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Kujtojmë që nga arrestimi i tij e deri më tani, Beleri ka bërë 12 kërkesa për zbutje të masës së sigurisë.