AKTUALITET, 24 Janar 2024, 12:24

Gjokutaj pas shtyrjes së vendimit për Berishën: Prokurorët vijnë në gjyq si në bar-kafe

Gjokutaj pas shtyrjes së vendimit për Berishën: Prokurorët

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gazetarët në lidhje me shtyrjen e vendimit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Gjokutaj tha se në gjykimin ndaj Berishës nuk ka barazi, ndërsa hodhi akuza ndaj prokurorëve ku tha se vijnë në gjykatë si në bar-kafe sepse mungojnë gjyqtarët.

Gjithashtu ai u shpreh se Berisha, me paraqitjen e tij një ditë më parë në SPAK, ka rrëzuar të gjithë alibinë se i shmanget drejtësisë.

“Prokurorët sot mbajtën një qëndrim, i qëndruan kërkesës së tyre variabël. Presim vendimin. Vendimi për të mos administruar përjashtimin e gjyqtares, është një shkelje e madhe.

Do të presim nesër në 9 të shpallet vendimi.

Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë në gjyq si në bar kafe, nuk i kanë problem argumentet që bëjnë. Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim. Presim ditën e nesërme, nuk mund të hipotezoj sot për vendimin e nesërm.

Rrëzohet përfundimisht alibia e SPAK që Berisha i shmanget SPAK dhe u vërtetua se procesi po ecën normalisht dhe nuk e kuptoj çfarë sensi ka masa kur jemi në një realitet të ri”, tha avokati i Berishës.

Kujtojmë se vendimi për Sali Berishën do të shpallet të enjten, 25 janar, ora 09:00.