TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas 4 muajsh në qeli, sot, me 21 shkurt, zyrtarët e Partisë së Lirisë, do të vizitojnë për herë të parë në paraburgimin 313, presidentin e kësaj force politike, Ilir Metën.
Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, zv.presidentja Erisa Xhixho, deputeti Petrit Vasili dhe kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto, janë zyrtarët që do të vizitojnë sot Metën, i cili bën 4 muaj që ndodhet në qeli, pas arrestimit më 21 tetor 2024, te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.
Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Për të, GJKKO dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.
Edhe Monika Kryemadhi është me masë sigurie “detyrim paraqitje”.