TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pano Soko, bashkëdrejtues i “Nisma Thurje”, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ramës drejtuar SPAK, për të mos survejuar politikanët gjatë fushatës. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ajo që ka frikë Rama është se mos i kapin njerëzit që janë duke blerë votat.
“Pse shqetësohet ai? Po mbron njerëzit që shkelinn ligjin. Kjo që bën kryeministri është grusht shteti. Kërcënon prokurorin i thotë të mos guxojë njeri. Kë kërcënon ky? Kë të survejojë ky? Peshqit! Ky që e bazon te komunizmi, ky që është bërë me autokrat se Sali Berisha. Ajo që ka frikë është se mos i kapin njerëzit që janë duke blerë votat. Mos kapin njerëzit, ata drejtorët që janë duke intimiduar njerëzit për të mbledhur vota. Janë mijëra mesazhe që më vijnë mua personalisht për punonjës që intimidohen për të çuar 5-10 emra, nga diaspora dhe Shqipëria.
Edi Rama po përdor administratën publike, që nuk e paguan me paratë e të atit, por me lekët e taksave dhe tani del dhe kërcënon edhe SPAK-un. Kërcënon prokurorin. Pse, çfarë do të bëjë Rama? Doli prokurori, e kapi drejtorin që ka kërcënuar dhe intimiduar punonjësit për të siguruar vota për PS-në. Çfarë do të bëjë Rama? I dërgon policinë, i thotë që ta zbresin nga makina?
Nëse ky është standardi që kërkon kryeministri, ky vetëm shtet nuk quhet, por pushtet, pushteti popullor siç ishte dikur.”-tha Soko.