TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë se Xhika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të vitit të shkuar.
Xhika është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.
Kujtojmë që më 10 shkurt 2023, Damian Gjiknuri ka dëshmuar në SPAK mbi hetimet për aksin Tiranë-Elbasan.
