TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blegtorët e Rajcës së Përrenjasit nuk kanë treg për shitjen e bulmetit.
Një prej tyre Shebrit Halili ka 140 dhi. Thotë se nuk kanë mundësi që të shkojnë deri në qytete për të çuar produktet, pasi çmimi i naftë është rritur shumë. Por dhe ushqimet e të imtave janë rritur. Tregon se banorët po braktisin fshatin, pasi po falimentojnë.
“Qyteti është larg, këtu nuk ka baxho, mundohemi po nuk po marrim atë që duhet. ata që po mbajnë bagëti janë drejt falimentimit dhe unë që po rezistoj nuk po e përballoj dot se kostot janë shumë të larta. Po I mbaj me zor. Fshati po e braktis blegtorinë.”
Fermeri i kërkon qeverisë që t’i mbështesë me subvencione. Një vit më parë ka aplikuar po nuk mori mbështetje financiare, ndërsa këtë vit nuk ka marrë ende përgjigje.
“Vitin e kaluar nuk morëm, pak morën të tjerët i fshiu goma. Pa subvencionime nuk mund të punohet.
Qeveria të na subvencionojë të na ndihmojë sadopak që të mbajmë fshatin gjallë. Maqedonia merr 50 euro për një kokë, I shkon 5 a 6 mijë euro një blegtori që merr nga shteti, po ne të paktën të na mbulojë gjysmën, të paktën 50%,”-tha blegtori për Abc News.
Këtë vit me qindra fermerët janë përballur me kosto më të lartë për shkak të rritjes së çmimeve të naftës, të ushqimet të bagëtive dhe imputeve bujqësore.
Shumë prej tyre kanë vendosur të shesin bagëtitë dhe të tjerë i kanë lënë tokat pa mbjellë.