TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami shpjegoi në Komisionin e Ligjeve arsyen e shkrirjes së gjykatave në kuadër të hartës së re gjyqësore.
Ajo u shpreh se problem është zhvendosja demografike në vendin tonë duke e relativizuar këtë si një dukuri që ndodh në të gjithë botën.
“Duke mos e përmbushur këtë kriter. Ne shkojmë edhe më tej që duhet të kemi 12 që të krijojmë seksione. Rezultojnë se këto gjykata nuk e justifikonin. Te Saranda u mundova që ta… Kukësi dhe Dibra janë gjykata me katër gjyqtarë në organikë.
Duhet të kenë 7 gjyqtarë. Nëse duam ta bëjmë gjykatë të madhe duhet të ketë 12 gjyqtarë.
Ky është problemi i zhvendosjes demografike që ka Shqipëria sot në qendrat më të mëdhaja. Dhe ky nuk është problem vetëm shqiptar. Është problem që ndodh në të gjithë botën”, tha Llagami.