AKTUALITET, 5 Nëntor 2025, 12:50

Prej 1 viti në burg/ Kërkoi të shpallet antikushtetuese masa ‘arrest me burg’, Kushtetuesja çon në seancë plenare kërkesën e ish-presidentit

Prej 1 viti në burg/ Kërkoi të shpallet antikushtetuese masa

Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare, pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg prej një 1 viti ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura tha gazetarja, Anila Hoxha, e cila sapo ka përfunduar.

Siç thotë gazetarja seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin e Erion Veliajt dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare.